
Komisioni për Reformën Zgjedhore do të mblidhet këtë të premten në orën 10:00.
Mbledhja e parë u shty për shkak të situtatës kautike të krijuar në sallë nga deputetët demokratë, të cilët janë pozicionuar krah Sali Berishës. Disa deputetë u futën në ambientet e sallës së Kuvendit, ku do të mblidhej komisioni dhe zunë vendet e kolegëve socialistë.
Edhe këtë herë mbledhja do të mbahet online, pavarësisht paralajmërimeve të deputetëve të grupimit të Rithemelimit, të cilët janë shprehur se do të bllokojnë përsëri punimet.
Bashkëdrejtuesit e Komisionit të Reformës Zgjedhore janë Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri. Grupimi i Rithemelimit kërkon ndyshimin e strukturës përbërëse të këtij Komisioni, duke emëruar Oerd Bylykbashin, në vend të Enkelejd Albeajt.