Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas përplasjes makina shpërthen në flakë, shpëton nëna me binjakët në Belsh

Shkruar nga Newsbomb
Pas përplasjes makina shpërthen në flakë, shpëton

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Belsh, ku një makinë me 3 persona ka përfunduar në një arë.

Bëhet me dije se drejtuesja e mjetit në një moment ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një arë.

Fatmirësisht qytetarët kanë nxjerrë në kohë nënën me dy fëmijët, pasi vetëm pas pak minutash mjeti ka shpërthyer në flakë. Nëna me dy fëmijët dy fëmijët është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

“Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., ka dalë nga rruga dhe për këtë shkak automjeti është përfshirë nga flakët.

Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe po merr asistencë mjekësore vajza e shtetasit E. M., 8 vjeçe (pasagjere), e cila është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese