Pas përmbytjeve të muajit të kaluar, rrjetat masive të merimangave kanë pushtuar disa qytete në Australi.
Sipas mediave vendase banorët në rajonin e Gippsland të Victoria-s thonë se rrejtat e merimangave u shfaqën pas disa ditësh shiu të madh. Në disa vende merimangat janë më të gjata se një kilometër.
Ekspertët thonë se ato krijohen nga një taktikë mbijetese e njohur si “balona”, ku merimangat hedhin mëndafshin për t’u ngjitur më lart.