Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pas përgjigjes nga KQZ, Meta i dërgon letër Qeverisë: Cilat bashki kanë mbetur pa kryetar?

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër Qeverisë ku i kërkon informacion mbi bashkitë të cilat kanë mbetur pa kryetar.

Më herët e njëjta kërkesë iu dërgua Komisionit Shtetëror ku sipas tyre pa kryetarë janë vetëm tre bashki, ajo e Vorës, Dibrës dhe Shkodrës dhe jo gjashtë siç është pretenduar nga Presidenti.

KQZ tha se nuk kanë asnjë informacion për Lushnjen, Rrogozhinën dhe Durrësin.

“Referuar neneve 61 dhe 62 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, sipas të cilave rregullohet procedura dhe parashikohen organet që bëjnë konstatimin e përfundimit të parakohshëm të mandatave të Kryetarëve të Bashkive, në rast të dorëheqjes, shkarkimit, apo të humbjes së jetës, kërkojmë nga ana juaj plotësimin e informacionit të sjellë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, shprehet sekretari i Përgjithshëm i Presidencës.

Dy kërkesat që Presidenti kërkon informacion janë”

– Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore – Bashki, (përpos informacionit të sjellë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve) në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019 – Janar 2022, sipas informacionit, vlerësimit dhe vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave, Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.

– Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilit është i nevojshëm organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll