Hapësire reklamuese

Bota

Pas paralajmërimit, Hezbollahu lëshon raketa ndaj ushtarëve izraelitë në kufi

Shkruar nga Newsbomb
Pas paralajmërimit, Hezbollahu lëshon raketa ndaj ushtarëve

Duhet se pas sulmit të fundit janë rritur tensionet mes Libanit dhe Izraelit. Mediat e huaja bëjnë me dije se Hezbollahu i Libanit qëlloi me raketa ushtarët izraelitë në kufirin mes dy vendeve.

Ky sulm vjen pas paralajmërimit për hakmarrje pas një sulm vdekjeprurës nga Izraeli në Bejrut që vrau një figurë të lartë të Hamasit palestinez.

Sipas informacioneve të transmetuara nga Al Jazeera , një ushtar izraelit u vra dhe disa të tjerë u plagosën.

Kujtojmë që ditën e sotme një dron izraelit goditi zyrat e grupit islamik palestinez Hamas në Bejrut, duke vrarë katër persona. Mes të vdekurve ishte një nga figurat kryesore të Hamasit, Salah al-Arouri, i dyti në hierarkinë e lëvizjes pas Ismail Haniya, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Shpërthimi tronditi Bejrutin ndërsa tensionet u përshkallëzuan në kufirin me Izraelin. Nuk është dhënë asnjë shkak i menjëhershëm për shpërthimin, por videot tregojnë dëme të mëdha në makina dhe shtëpi.

Lexo edhe: Sulm izraelit në Bejrut, kërcënon Hezbollahu: Vrasjet s’do mbeten pa ndëshkuar

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese