Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
29 %
4.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Pas pandemisë, shqiptarët i “rikthehen” alkoolit, importi i pijeve rritet me 30%, më shumë se edhe në 2019

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Karantina dhe mbyllja e më pas kufizimi në orar i bareve e restoranteve solli dhe rënien e ndjeshme të konsumit të pijeve alkoolike vitin e kaluar. Këtë vit, situata është krejt ndryshe.

Në 2021, importet e pijeve alkoolike u rritën rreth 26% më shumë se në 2020, sipas INSTAT. Në raport me 2019, importet janë rreth 12,5% më të larta. Rritja e lartë e konsumit të pijeve alkoolike konfirmohet edhe nga kompania më e madhe e shitjeve me shumicë në vend, “Agna Group”. Përfaqësues të kompanisë thanë për revistën “Monitor” se shitjet e pijeve alkoolike në periudhën janar-prill janë 20 deri 30% më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-s.

“Konsumi i alkoolit këtë vit është rritur për shkak të hapjes së bareve, restoranteve dhe hoteleve, të cilat qëndruan mbyllur në periudhën e izolimit. Në shërbimet HoReCa (Hotele-Restorante-Kafene) është shënuar rritje e shitjeve edhe të pijeve freskuese, ndërsa ka pasur rënie të tyre në rrjetet e supermarketeve. Me hapjen e ekonomisë dhe fillimin e shkollave, shitjet kanë qenë më të larta se vjet edhe për produktet si çokollatat, kroasant dhe patatinat. Preparatet larëse të enëve dhe detergjentët janë në të njëjtat nivele si në karantinë”, nënvizuan drejtuesit e kompanisë “Agna Group”.

E njëjta ecuri për konsumin e këtyre produkteve reflektohet edhe për kompaninë “Marketing & Distribution”. Drejtori i shitjeve në terren të distributorit më të madh të artikujve ushqimorë, Genti Çela, tha se rritja e shitjeve për birrën, alkoolin dhe kafenë ka ardhur për shkak të hapjes së ekonomisë. “Përdorimi i detergjentëve është rritur 2-3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vjet në karantinë, për shkak të frikës nga infektimi, individët shtuan kujdesin ndaj pastërtisë dhe higjienës, duke rritur përdorimin e produkteve dhe preparateve larëse. Efekti është më tepër sezonal, pasi gjithmonë në stinën e pranverës dhe verës, shitjet e detergjentëve shënojnë rritje. Arsye tjetër është se konsumatori vazhdon të ruajë rutinën e muajve të karantinës për kujdesin e higjienës. Rritje në të njëjtat nivele është shënuar edhe për kafenë, birrën dhe alkoolin edhe në kushtet kur dasmat nuk po lejohet të mbahen dhe klubet e natës vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe longe-t”.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, importet e cigareve në muajt janar-mars 2020 patën rritje të lehtë krahasuar me 2019. Për 2021, importi i cigareve ka rënë 3%. Për sa i përket konsumit të cigareve, sipas të dhënave të kompanisë “Agna Group”, shitjet e 4-mujorit të 2021 ishin 4 deri 5% më të larta se në 2020. Rritja sipas kompanisë vjen për shkak të hapjes të ekonomisë. /Monitor

Më shumë

spot_img
spot_img