Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Pas paketës me 7 pika, Rama takon Idrizin e PDIU-së, një orë “kokë më kokë”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dinamike dita e sotme për kreun e qeverisë Edi Rama i cili e ka nisur mëngjesin me takime të njëpasnjëshme. Kryeministri ka takuar këtë pasdite Shpëtim Idrizin, kreun e PDIU-së. Rama dhe Idrizi kanë qendruar bashkë përreth një orë ndërsa në qendër të takimit ka qenë kriza politike.

Idrizi i ka prezantuar Ramës një paketë propozimesh për zgjedhjen e krizës politike, të quajtur “Pakti Kombëtar”.  Kujtojmë se dy ditë më parë, Idrizi drekoi me kreun e LSI Ilir Meta  ndërsa deputetja e PDIU-së Mesila Doda u shpreh se PDIU nuk hyn në zgjedhje pa opizitën.

ÇFARË PËRMBAN Pakti Kombëtar i IDRIZIT:

1. Kthimin e Opozitës në Parlament për miratimin e akteve ligjore, që do i hapnin rrugën zbatimit të reformës në drejtësi, përparimit të vendit në integrimin evropian dhe realizimin e disa ndryshimeve në kuadër të legjislacionit zgjedhor dhe masave të tjera, për të siguruar atomsferë të qetë dhe të besueshme, për zgjedhjet e 18 qershorit.

2. Garantimin e rolit të paanshëm në zgjedhje të Policisë së Shtetit.

3. Ndryshimin e sistemit zgjedhor në sistem proporcional me një zonë zgjedhore, për krijimin e mundësive reale për të garuar forcat politike jashtë koalicioneve.

4. Depolitizimin e anëtarëve të KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve, ose rritjen e numrit të anëtarëve në komisionet e numërimit, me përfaqësues të partive parlamentare

5. Krijimin e një grupi të posaçëm me urdhër administrativ të Prokurorit të Përgjithshëm, krijimin e një “task force” prokurorësh të atashuar pranë KQZ-së, e cila ka për detyrë të hetojë në mënyrë urgjente të gjitha sinjalizimet për blerje vote, kërcënim, intimidim, etj. Gjithashtu edhe dërgimin e çështjeve të lidhura me cënimin e procesit zgjedhor brenda 24 orësh në gjykatë, duke ashpërsuar masat për “krimin elektoral”.

6. Narkimin e një strukture inxhinierike konsensuale që do të përgatisë në mënyrë urgjente një projekt teknik, për variantet e mundshme të realizimit të numërimit elektronik, por edhe vlersimin e mundësive të realizimit të votimit elektronik, nëse ai konsiderohet i sigurtë dhe i mundshëm në kohë, në një procedurë të miratuar në mënyrë konsensuale nga të  gjitha partitë parlamentare.

7. Thirrjen e tryezës së partive politike parlamentare për fillimin e dialogut, me qëllim miratimin e një kandidature konsensuale si President të Republikës së Shqipërisë.

Më shumë

spot_img