Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
72 %
2.6kmh
75 %
Sht
16 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Pas operatorëve turistikë, ja cilat janë dy kategoritë e riskuara që do të vaksinohen së shpejti (KUSH PËRFITON)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka nisur sot procesi i vaksinimit të operatorëve turistikë në të gjithë vendin. I pranishëm në procesi e vaksinimit në qytetin e Durrësit ishte kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Rama bëri me dije se pas operatorëve turistikë, së shpejti do të nisë vaksinimi i punonjësve të fasonerive dhe punonjësve të transportit, të cilat sipas tij bëjnë pjesë tek kategoritë e riskuara. 

“Sot duhet të informohen edhe të tjerët qeveria është gati që të vaksinojë të gjitë personelin e strukturave hoteliere, të bregdetit si fillim. Janë ato që do të kenë dhe masën më të madhe të turizmit që do të presim. Japim garanci për turistët që do të vijnë dhe të gjejnë hotele covid-free. Të gjithë të aplikojnë në Ministrinë e Turizmit ne.

Dy kategori të tjera janë punonjësit e fabrikave dhe një kategori shumë e rëndësishme janë transportuesit e udhëtarëve. Janë në një zonë risku të konsiderueshme. Më drejtorinë e Transportit Rrugor kemi nisur hartimin e listave për transportuesit e udhëtarëve në vend, që edhe ata të jenë të mbrojtur”, u shpreh Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img