Operacioni “tempulli” që arrestoi një numër të madh personash që shpërdanin drogë në shkolla është në qendër të diksutimit.
Gazetari i njohur, Bledi Mane është shprehur se operacioni ka qenë një sukses pasi droga helmon të rinjtë, teksa tha se pas këtij operacioni çmimi i kokainës është rritur.
Ai tha se nga 100 mijë që ka qenë një gram kokainë, tashmë është bërë 120 mijë lekë të vjetra. Ai thekoi se personat që përdorin më shumë këtë lloj droge është administrate dhe personat e botës së showbizzit.
“Kokaina është bërë shumë masive. Është bërë në administratë dhe në shoëbizz. Dhe cdo vit dalin qytete më të droguara. Qyteti më i droguar është Gramshi. Njerëz që s’kanë me ca merren. Showbizzi është rang ku merret më shumë kokaina. Ka edhe drogat sintetike. Tregu është i prirur te kokaina dhe te hashashi.
100 mijë lekë të vjetra, këto ditë pas operacionit është bërë një gram 120 mijë. Ka shpërndarje nëpërmjet aplikacioneve, numrin e keni në signal, what app. Studentët e ndajnë me njëri-tjetrin për arsye ekonomike. Varësia është shkatërruese, financiare, mendore dhe shëndetësore. Ka një varësi të frikshme sidomos kokaina”, tha Mane për “Top Story” në Top Channel.