Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
65 %
0.6kmh
0 %
Mar
16 °
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Pas ofendoi Obamën, presidenti i Filipineve kërkon largimin e trupave amerikane: Ikni që të mos ketë përplasje

spot_img

Lajme të ngjashëm

ff919191582558a5b9db091366ad150a

Pasi e quajti presidentin Barack Obama “bir bushtre”, presidenti filipinas, Rodrigo Duterte deklaroi sot se qindra trupa amerikane që po trajnojnë ushtarët vednas për luftën kundër terrorizmit në jug të vendit duhet të largohen.

“Prania e trupave amerikane në Mindanao vetëm sa e rëndon situatën në rajonin e përfshirë nga konflikti”, deklaroi Duterte.

“Këto forca speciale duhet të ikin. Nuk dua asnjë përplasje me Amerikën, por ato duhet të ikin. Situata vetëm sa do të përkeqësohej”, tha presidenti në një fjalim në Manila.

Më shumë se 1 000 trupa amerikane janë dislokuar në Mindanao për të trajnuar ushtarët filipinas kundër terrorizmit.

Ernesto Abella, zëdhënës i presidentit Duterte theksoi se deklaratat e shefit të shtetit ”reflektonin drejtimin e ri ndaj… një politike të jashtme të pavarur”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img