Grupi i Shtetit Islamik (IS) ka lëshuar një mesazh audio që thuhet vjen nga vetë udhëheqësi i organizatës, Abu Bakr al-Baghdadi.
Në mesazh, i pari që nga shtatori i vitit të kaluar, ai i drejtohet mbështetësve të ISIS.
Edhe pse audioja është pa datë, duket se i referohet ngjarjeve të fundit, ku flet dhe për arrestimin e pastorit amerikan në Turqi.
ISIS ka humbur pjesën më të madhe të territorit që pati nën kontroll në Siri dhe Irak.
"Për muxhahidët, shkalla e fitores apo humbjes nuk varet nga një qytet, apo nënshtrimit të popullsisë ndaj atij që vjedh pasuritë tona sepse ka përparësi ajrore, raketash ndërkontinentale apo bomba", thuhet në deklaratën e tij në audio.
Bagdadi, i cili ka vënë çmim në kokën e tij një shumë prej 25 milion dollarë, është raportuar të jetë vrarë apo plagosur disa herë.
Më pherët këtë vit, djali i tij u tha se ishte vrarë në një operacion në krahinën siriane të Homs.
Ndërkohë rreth 20,000 dhe 30,000 militantë të ISIS mbeten akoma në dy vendet e Lindjes së Mesme sipas një raporti nga OKB.