Vetëm pak çaste më parë ka përfunduar takimi mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiç.
Takimi i tyre ka zgjatur rresht një orë, ndërkohë pritet konferenca për media e përfaqësuesit të lartë të BE Josep Borell për të mësuar se çfarë ka ndodhur në takim dhe nëse palët lanë arritur ndëonjë marrëveshje.
Kujtojmë që në agjendë ishin përfshirë diskutimet për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Ndërkombëtarët u kanë kërkuar të dy palëve që të arrijnë dakordësinë për planin evropian, madje për këtë kanë premtuar përftime politike e ekonomike për të dy vendet.