Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pas një konflikti në lokal, nxorri pistoletën dhe gjuajti në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Korçë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Erjon Hoxhallari ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi pas një konflikti me klientët në një lokal ka gjuajtur me armë zjarri  në ajër.

39 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje), mbrëmjen e djeshme, pasnjë një konflikti me disa klientë në një lokal, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.

“U konfliktua me klientët e lokalit dhe qëlloi me armë zjarri në ajër, duke prishur qetësinë publike, vihet në pranga 39-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër shëndetit, rendit e sigurisë publike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 39 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje).

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit me disa klientë në lokalin e shtetasit A. B., në lagjen nr. 7, Korçë, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistoletë, pa shkaktuar dëme në njerëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme” njofton polica.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img