Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas një konflikti merr bombolën e gazit dhe shkon i djeg shtëpinë kushëririt, arrestohet 58-vjeçari në Shkodër (Emri)

Shkruar nga Newsbomb
Pas një konflikti merr bombolën e gazit dhe shkon i djeg

Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia Shkodër pasi tentoi të digjite banesën e kushëririt.

Uniformat blu bëjnë më dije se Klement Pjetri, 58 vjeç, banues në Shkodër, me anë të një bombole gazi ka tentuar që të djegë shtëpinë e kushëririt të tij, shtetasit me ininciale P.P.

Nga veprimet paraprake ka rezultuar se në banesë janë shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale.

Ndërkohë, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Tentoi të digjte banesën e kushëririt, vihet në pranga 58-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P., 58 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, me anë të një bombole gazi, ka tentuar të djegë shtëpinë e kushëririt të tij, shtetasit P. P., banues në Shkodër. Nga veprimet paraprake ka rezultuar se në banesë janë shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale.   

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu