Hapësire reklamuese

Showbiz

Pas ndarjes, Oriola Marashi nuk ia kursen kunjat Eros Grezdës: Ndonjëherë zoti…

Shkruar nga Newsbomb

Pak ditë më parë rrjeti filloi të “ziente” për ndarjen e Oriola Marashit nga Eros Grezda. Duke qenë se fansave të tyre nuk i shpëton asgjë ata vunë re se dyshja nuk e ndiqnin njëri-tjetrin më në Instagram.

Ky fakt i shqetësoi të gjithë, duke qenë se ata jetojnë prej pak vitesh një histori dashurie, e cila u tha se u kurorëzua edhe me fejesë. Kështu lindën dhe dyshimet e para, se një krisje ka ndodhur në marrëdhënien e tyre dhe mesa duket këto dyshime kanë rezultuar të vërteta.

Miqtë e dyshes kanë konfirmuar se Oriola dhe Erosi janë ndarë, duke prishur në këtë mënyrë planin që kishin bërë për martesë. Sipas raportimeve, arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele.

Gjërat mes çiftit kanë marrë fund në sytë e publikut, por duket se jo privatisht. Së fundmi Oriola ka postuar një shkrim ku ka lënë të kuptohet se Eros është rikthyer tek ajo, por modelja nuk i ka dhënë një mundësi tjetër.

“Ndonjëherë zoti risjell ndonjë ISH për të parë nëse ti je akoma budallaqe”, shkruhet në postimin e shpërndarë nga Oriola.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu