Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pas ndalimit të vaksinimit për personat mbi 65-vjeç, EMA miraton vaksinën AstraZeneca

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d4a43ab512962cbb913facc6f32f257b

Rregullatori i barnave të BE-së, EMA ka miratuar përdorimin e vaksinës anti-Covid AstraZeneca për njerëzit e moshës mbi 18 vjeç.

Vendimi vjen në mes të një mosmarrëveshje të vazhdueshme, të kompanisë anglo-suedeze me BE-në për vonesën e shpërndarjes së vaksinave.

Komisioni Evropian ka publikuar kontratën e tij me prodhuesin e ilaçeve, duke shpresuar të tregojë një shkelje.

Javën e kaluar AstraZeneca tha se furnizimet e vaksinave do të ulen për shkak të problemeve në një nga fabrikat e saj në BE.

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se kontrata e nënshkruar në Gusht përmbante “urdhra detyrues” dhe bëri thirrje për një shpjegim.

Kujtojmë se autoritetet gjermane kanë rekomanduar që vaksina AstraZeneca kundër Covid-19 të mos përdoret tek njerëzit mbi 65 vjeç.

Shërbimi kryesor shëndetësor publik i Gjermanisë, tha: Nuk ka të dhëna të mjaftueshme aktualisht për të përcaktuar se sa efektive është vaksina për ata mbi 65 vjeç.

Për këtë arsye, komiteti rekomandoi që ajo të përdoret vetëm për njerëzit e moshës 18 deri 64 vjeç.

Vendimi i komitetit gjerman të vaksinimit u parapri nga dy artikuj në gazetat gjermane Bild dhe Handelsblatt, të cilat shkruanin se qeveria gjermane kishte dyshime në lidhje me efektivitetin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit në të rriturit mbi 65 vjeç.

Duke cituar shkencëtarë britanikë dhe burime të qeverisë gjermane, të dy gazetat shkruan se efektiviteti i vaksinës AstraZeneca mbi moshën 65 vjeç është vetëm 8% .

Sidoqoftë, industria farmaceutike britanike ka mbrojtur efektivitetin e vaksinës tek njerëzit mbi 65 vjeç, duke hedhur poshtë raportet në mediat gjermane dhe duke këmbëngulur që efektiviteti i saj është 100%.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img