Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Pas ndalimeve të djeshme në Sarandë, një qytetar me emër dhe mbiemër s’ka frikë, reagon me forcë: Shefi i komisariatit i veçon njerëzit “disa të nënës disa të njerkës”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një qytetar ka dënuar me forcë aktin e policisë pas ndalimeve të bëra në Sarandë, ku uniformat blu me dhunë kanë shoqëruar në komisariat dy persona, që ndodheshin në një lokal pas orës policore.

Një qytetar i Sarandës, pa pasur frikë me emër dhe mbiemër, në rrjetet sociale ka reaguar me forcë duke thënë se Inistitucioni i Komisariatit të Policisë së Sarandës i veçon njerëzit “disa të nënës dhe disa të njerkës”.

Qytetari ngre pyetjen se përse policia nuk ishte te “Orange Club”, ku ndodhi edhe përplasja disa ditë më parë me armë zjarri dhe mbetën të plagosur pronari Spiro Iljadhi dhe një pushues, për të mbyllur lokalin sipas aktit normativ.

Ndër të tjera ai i bën thirrje qeverisë që të shikojë me seriozitet kryepolicin në Policinë e Sarandës.

“Turp i madh nga ana e institucionit të komisiariatit të Policisë Sarandë! Rrugeçët me në krye shefin bandit të komisiariatit Sarandë i veçojnë njerëzit, “disa të nënës disa të njerkës”. Ku ishte kjo polici para disa ditëve se të ndodhte incidenti tek orange club, përse nuk e mbyllte këtë lokal për aktin normativ, përse lejonte makinat e rrugeçërve të bllokonin rrugën tek ky lokal ndërkohë turistat duhet të qëndronin me orë të tëra në trafik.

Si qytetar i Sarandës, i qytetit që mbështeti partinë socialiste i bëj thirrje drejtuesit politik të kësaj partie ta shikoj me serjozitet pozicionin e kryepolicit dhe kryebanditit në policinë e Sarandës. Me shumë respekt,” shkruan ai.

Screenshot 5 34

Më shumë

spot_img
spot_img