Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
51 %
4.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
3 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Pas mjekut Koraqi, tre kryeinfermierë të Spitalit Infektiv pozitiv me koronavirus (36 NË TOTAL)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Rritet numri i personelit mjekësor të infektuar me koronavirus në vendin tonë.

Mësohet se kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe tre kryeinfermierë tek Spitali Infektiv në QSUT. 

Raportohet se tre të infektuarit janë shtruar tek Spitali Infektiv, pasi kanë shfaqur simptoma të koronavirusit.

Kujtojmë se më herët u raportuar se edhe Andi Koraqi shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT është infektuar me koronavirus.

Kësisoj numri i mjekëve dhe infermierë të infektuar në vend nga 33 ka shkuar në 36.

Kujtojmë se ditë më parë u njoftua se të infektuar me Covid-19 janë edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj dhe drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami.

Në total në vendin tonë janë raportuar 223 të infektuar dhe 12 viktima nga Covid-19, ku numrin më të lartë të të prekurve e mban Tirana.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img