Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Pas mjekëve, Shqipëria do të ndihmojë Kosovën me vaksina për mësuesit, Edi Rama: Më çoi mesazh Albin Kurti

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar mesditën e sotme se Shqipëria do të ndihmojë Kosovën për të vaksinuar mësuesit. Nga Rrogozhina, Rama tha se duke qenë se Kosova mori vetë vaksina për mjekët, kryeministri Kurti i ka kërkuar ndihmë për mësuesit.

“Ne jemi shumë krenar që po ndihmojmë edhe Kosovën. Më çoi një mesazh Albin Kurti duke më falenderuar që meqë ata morën vaksina dhe do vaksinojnë mjekët, sot dëshironte që ne të ndihmonin për mësuesit. Po i thashë patjetër. Ne do i japim ato që duhen që të vaksinohen mësuesit e Kosovës, sigurisht. Si bëhen këto me llafe? Duke fjetur gjumë? Ndërkohe që ne jemi në mes të kësaj finaleje dhe e shikojmë dritën e atje,” tha Rama.

Kujtojmë se, në Kukës nisi disa ditë më parë vaksinimi i mjekëve të Kosovës pasi vendi nuk kishte marrë ende asnjë vaksinë anti-Covid. Por, me marrjen e 24 mijë dozave nga AstraZeneca, mjekët në Kosovë do të vaksinohen me to dhe nuk do të vijnë më në Kukës.

Për këtë, Kurti i ka kërkuar ndihmë Ramës që ta ndihmojë për vaksinimin e mësuesve të Kosovës, duke qenë se mjekët do vaksinohen nga vetë qeveria kosovare.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img