Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Pas mjekëve dhe mësuesve, Eugena Tomini zbulon 2 kategoritë e radhës që do të vaksinohen: Policët dhe…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4ddf4e2f7c88b3ab1a995caafae39a58

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka deklaruar se pas mjekëve dhe mësuesve, janë policët dhe gazetarët ata që do të vaksinohen me vaksinën anti-Covid. Deklaratën e bëri sot për “Klannews” me gazetarin Bes Jacaj.

Kategoria e parë që nisi të vaksinohet në Shqipëri ishin mantelbardhët ndërsa tani janë mësuesit ata që po marrin vaksinën AstraZeneca, me 38.400 doza që erdhën në aeroport para pak ditëve. Për këtë të fundit ka pasur dilema, por EMA tha se është e sigurtë dhe efikase.

Kështu, sapo të mbarojë fushata e vaksinimit për mësuesit, do të vazhdojë me gazetarët dhe policët, që janë po ashtu tepër të rrezikuar nga covid-19.

Më herët ka pasur një kërkesë nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë që reporterët e terrenit të vaksinohen duke qenë se janë të ekspozuar.

Më shumë

spot_img
spot_img