Hapësire reklamuese

Bota

Pas miratimit për kurorëzim të së njëjtës gjini, qeveria holandeze merr vendimin: Princesha mund të martohet me një person të të njëjtit s*ks

Shkruar nga Newsbomb
Pas miratimit për kurorëzim të së njëjtës gjini,

Martesa e të njëjtit seks është e ligjshme në Holandë që nga viti 2001, por gjithnjë është supozuar se nuk mund të zbatohet për kurorën mbretërore pasi do të duhej të kishte një trashëgimtar të fronit.

Tani kryeministri në detyrë Mark Rutte e ka bërë të qartë se çdo mbret apo mbretëreshë mund të martohet me një person të së njëjtës gjini.

Trashëgimtarja e fronit holandez, Princesha Amalia, mbush 18 vjeç në dhjetor. Rutte tha se gjithçka kishte të bënte me "situata teorike" dhe se tani mbretëresha ka të drejtë të martohet me një person të njëjtës gjini.

“Qeveria beson se trashëgimtari gjithashtu mund të martohet me një person të të njëjtit seks,” shkroi Rutte në një letër drejtuar parlamentit.

“Prandaj kabineti nuk sheh që një trashëgimtar i fronit ose Mbreti duhet të heqë dorë nëse ai/ajo do të dëshironte të martohej me një partner të të njëjtit seks.”

Ndryshe nga martesat e rregullta, martesat mbretërore kanë nevojë për miratimin e parlamentit. Anëtarët e shtëpisë mbretërore holandeze me raste kanë hequr dorë nga vendi i tyre në radhën e trashëgimisë për t’u martuar me dikë pa leje.

Nuk ka asnjë informacion në lidhje me jetën private të princesësh 18-vjeçare, teksa thuhet se ajo nuk mendon të martohet, port ë vazhdojë shkollën.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll