Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
54 %
5.1kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
12 °
Die
11 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Pas Michiganit, Trump padit numërimin e votave në Pensilvani, anëtarët e fushatës në protestë: Po na vjedhin! Policët nuk lejojnë vëzhguesit tanë të afrohen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1b03f6764e51cede430ea07052de7179

Pas shtetit të Michiganit, Presidenti Donald Trump ka paditur dhe procesin e numërimit të votave në Pensilvani teksa ka kërkuar ndërprerjen e tyre.

Ai akuzon zyrtarët demokratë se kanë detyruar ata republikanë që të qëndrojnë 25 metra ose më shumë nga procesi i numërimit, “duke mos lënë asnjë mënyrë për vëzhguesit tanë për të bërë punën e tyre”.

“Gjëra të këqija po ndodhin në Pensilvani. Demokratët po synojnë të heqin të drejtën e votës dhe të zbehin votat e Republikanëve. Presidenti Trump dhe ekipi i tij po luftojnë për t’i dhënë fund kësaj”, tha zëvendës menaxheri i fushatës së Trump, Justin Clark në një deklaratë.

Anëtarët e fushatës së Trump ndërkohë kanë dalë në konferencë për mediat dhe po bëjnë akuza të rënda.

“Do ekspozojmë korrupsionin e demokratëve, qindra vite në pushtet sjellin korrupsion, ajo që ndodh është vjedhje e votës, por ne nuk do ta lejojmë. Sa vota duhet të jemi para që të fitojmë këtu, 400 mijë vota? Mendoni se jemi budallenj? Demokratët kështu mendojnë. Do t’i fitojmë këto zgjedhje, në fakt i kemi fituar. Ajo që po ndodh në qendrat e votimit është kriminale. Kemi video që do ta publikojmë. Policia vendosi barrikadë në një prej qendrave të numërimit dhe nuk lejon asnjë nga vëzhguesit tanë që të afrohet. Një prej rojeve i tha vëzhguesve tanë të mos afrohej. Ne kishim edhe dylbi, po vëzhgonim nga larg me dylbi, por na i ndaluan edhe ato”.

Por, shqetësimi dhe akuzat e republikanëve gjatë konferencës në Pensilvani, çuditërisht nuk janë transmetuar nga Fox News, televizioni pro-Trump që ka ndërprerë sinjalin për të njoftuar fitoren e Trump në Miçigan.

123737684_696712557635493_7961094409914381831_n.jpg

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img