Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Pas Metës në 07:00, mësohet kur do të votojnë Rama dhe Basha

spot_img

Lajme të ngjashëm

Na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e procesit të votimit, ndërkohë që do të jetë Ilir Meta ai që do të votojë i pari, në orën 07:00 në qendrën e votimit, në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani” në Tiranë.

Më pas do të jetë kreu demokrat Basha  i cili do të votojë në orën 09.00 në qendrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8, ndërsa kryeministri Edi Rama pritet të votojë në Surrel në orën 10:30.

Pasi të votojë, Kreu i Shtetit dhe liderët e tjerë politikë do të japin një deklaratë për mediat, ndërkohë që ende nuk dihet se kur do të votojë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Edhe ambasadorja Ursula Gacek e cila kryeson Misionin e Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, do të japë një deklaratë për shtyp jashtë qendrës së votimit nr. 1729/1730 tek Liceu Artistik “Jordan Misja”, në Rrugën e Elbasanit, në orën 11:00.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img