Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pas Metës, edhe Albin Kurti bën thirrje për mbrojtjen e lumit Vjosa: Të shpallet park kombëtar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje që lumi Vjosa të shpallet park kombëtar.

Ai këtë kërkesë e ka bërë në Ditën Botërore të Ujit ku me anë të një shkrimi në Facebook ka kërkuar që qeveria shqiptare të ndalë të gjitha planet për ndërtimin e hidrocentraleve të reja në këtë lumë.

“Sot në Ditën Botërore të Ujit i bashkohem thirrjes së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, aktivistëve lokal dhe ndërkombëtar, kandidatëve për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 25 prillit dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që Qeveria e Shqipërisë të shpall lumin Vjosa Park Kombëtar dhe të heq dorë nga të gjitha planet për ndërtimin e hidrocentraleve të reja”- ka shkruar Kurti.

Ai gjithashtu ka shtuar se ky lumë është trashëgimi kombëtare dhe europiane.

“Vjosa, lumi që lidh Shqipërinë me Evropën, është pasuri e trashëgimi jo vetëm kombëtare por edhe evropiane. Kanione të mrekullueshme, rrjedha të vrullshme e të papengueshme, ekosistem unik dhe 1,100 speciet që strehohen në të e bëjnë Vjosën lumin më të veçantë në Evropë. Pavarësisht kërkesave të banorëve, angazhimit të aktivistëve dhe rezolutës së Parlamentit Evropian për të shpallur Vjosën park kombëtar akoma nuk është bërë asgjë. Vjosa mbetet lumi i fundit i ‘egër’ në kontinentin e Evropës i cili është i paprekur nga dora e njeriut dhe duhet të mbetet i tillë”- shton ai.

Më herët, për mbrojtjen e lumit Vjosa ka reaguar presidenti Ilir Meta, i cili  vetëm pak ditë më parë iu bashkua disa aktivistëve që kishin ngritur një banderolë gjigande në sheshin “Nënë Tereza” ku kërkonin që Lumi Vjosa të shpallet “Park Kombëtar”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img