
Pas masave të rrepta të marra sot në tregun e Kombinatit ku maskat, dezinfektimi në hyrje dhe në dalje të tregut, si dhe mbajtja e distancës janë të detyrueshme, kontrollet vijojnë edhe tek Pazari i Ri.
Ushtria është vendosur edhe në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë për të garantuar se qytetarët e ruajnë distancën teksa bëjnë pazaret.
Kujtojmë se edhe në zonën e Kombinatit tregu është i rrethuar dhe është nën mbikqyrjen e Policisë dhe Ushtrisë.
Foto nga Pazari i Ri: