Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Pas marrëveshjes për “zgjedhoren”, Basha e pranon për herë të parë: U arrit falë presionit ndërkombëtar

spot_img

Lajme të ngjashëm

3436a81599e657efae20f56b6f85a6a2

Kreu i PD Lulzim Basha gjatë një konferencë për shtyp një ditë pasi u arrit marrëveshja mes palëve politike për reformën zgjedhore, ku një nga konkluzionet ishte që reforma të përfundojë deri më 15 Mars, thotë se rol kyç ka pasur presioni ndërkombëtar.

 Basha për herë të parë e pranon që marrëveshja nuk u arrit falë vullnetit të mazhorancës por nga presioni i ndërkombëtarëve.

“Lufta e krimit në politikë, ndëshkimi i krimit elektoral nga Dibra e kudo, ja dy kushte të opozitës së bashkuar. Pavarësisht, propagandës së shfrenuar të atij që për katër vite me radhë u mundua të anashkalojë kushtet e Bundestagut, faktet janë këto:

Reforma Zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e dalë me zgjedhjet e blera. Vendimet për Reformën Zgjedhore do merren mes opozitës së bashkuar dhe parlamentit monist. Këto janë tre kushtet tona.

Parlamenti vetëm do të noterizojë formalisht marrëveshjet e tryezës politike nga e cila vendimet do të dalin me konsensus. Këto janë kushet që opozita vendosi. Këto janë kushtet me të cilat u arrit marrëveshja falë tensionit ndërkombëtar”, thotë ndër të tjera Basha gjatë fjalës së tij.

Nga takimi me përfaqësues nga PD, LSI, opozita parlamentare dhe nga PS që u mbajt në Pallatin e Kongreseve palët kanë arritur në disa konkluzione. Në një prej konkluzioneve thuhet që reforma duhet të përfundojë jo më vonë se data 15 Mars.

 LEXO EDHE: Arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, opozita dhe mazhoranca bien dakord për këto pika

Më shumë

spot_img