Tirana
overcast clouds
11 ° C
11 °
11 °
87 %
2.1kmh
90 %
Mar
14 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
12 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Pas Mark Markut, një tjetër kandidat i PD-së infektohet me Covid-19

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas profesorit të njohur Marku Marku, një tjetër kandidat për deputet në listën e PD-së është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Roland Bejko, i cili është i dyti në listën e Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastrës.

Përmes një njoftimi në ‘Facebook’ kandidati i PD-së thotë se prej dy javësh rezulton i infektuar me koronavirus dhe si pasojë ka munguar në fushatën elektorale në Gjirokastër.

Postimi i plotë i Roland Bejkos:

Të dashur miq,

Për shkak të infektimit nga Covid 19 prej gati dy javësh, kam qenë i detyruar të mungoja fizikisht në fushatën elektorale që po vazhdon me intensitet në Qarkun e Gjirokastrës.

Në këto kushte kam zgjedhur që komunikimin me zgjedhësit tanë, ta mbaj nëpërmjet telefonit, rrjeteve sociale, dhe televizionit.

Kështu që sonte, ditën e premte, dt.02 prill ’21, ora 21 00, mund të më ndiqni sipas dëshirës në kanalin televiziv SCAN TV, me gazetarin e talentuar Arbër Hitaj në një bashkëbisedim mbi zgjedhjet, zhvillimin e fushatës, dhe rezultatin final.

Mezi pres të jem pranë jush.

Ju faleminderit!

Po ashtu edhe kandidati i PD-së për qarkun  e Lezhës Mark Marku ka rezultuar i infektuar me koronavirus. Ai ka lajmëruar se do të mungojë edhe disa ditë në fushatën elektorale, derisa të  kalojë Covid-19.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit