Pas Macron kësaj here një tjetër politikat francez e ka pësuar nga “mllefi” i qytetarëve.
Jean-Luc Melenchon, kandidat në zgjedhjet presidenciale, këtë të dielë ka përjetuar një moment të sikletshëm ku gjatë protestave të organizuara në Paris, një qytetar e ka gjuajtur me miell.
Teksa ai ishte duke folur para gazetarëve lidhur me marshimin për liri, një burrë iu afrua dhe i hodhi miell në fytyrë.
Sipas mediave vendase deri më tani askush nuk është arrestuar në lidhje me këtë incident, ndërsa Melenchon ka bërë thirrje që sulmet e tilla duhet të marrin fund.
Kujtojmë se disa ditë më parë presidenti francez, Emmanuel Macron, u godit me shuplakë nga një djalë i ri i cili u dënua me tre vjet burgim dhe 45,000 euro.