Hapësire reklamuese

Politikë

Pas lirimit, reagon për herë të parë Saimir Tahiri: Do të vazhdoj të kërkoj drejtësinë pa kursim!

Shkruar nga Newsbomb
Pas lirimit, reagon për herë të parë Saimir Tahiri: Do

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pak orë pas lirimit nga qelia. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se do të vazhdojë të kërkojë të drejtën e tij.

“Do vazhdoj te kerkoj drejtesine, sic kam bere deri me sot.Te falenderoj me zemer ty qe ke besuar gjithmone te gjithcka jam e kam bere une! Faleminderit dhe ty qe ke genjyer gjithmone, duke me kujtuar cmimin e te vertetes.

Pata mundesi te njihja padrejtesine perballe. Tani kam mundesine te kerkoje te drejten pa kursim!Faleminderit pamase te gjithe!”, shkruan Tahiri.

Ish-ministri Tahiri u lirua sot nga qelia dhe do të qëndrojë në shtëpi deri në përfundim të dënimit. Mësohet se Gjykata e Elbasanit, ka marrë sot vendimin për të nxjerrë nga burgu Tahirin.Gjyqtarja Matilda Fetahu ka vendosur që ish-ministri të lirohet me kusht, sepse e ka kryer pjesën më të madhe të dënimit.

Kujtojmë se Saimir Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Ai u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj.

Prokuroria e akuzoi Saimir Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky vendim u la në fuqi dhe nga Gjykata e Posaçme.

Vendimi u kontestua në Apel dhe në Gjykatën e Lartë dhe pas rikthimit për shqyrtim prodhoi sërish të njëjtin rezultat.

Lexo edhe: Gjykata e Elbasanit liron Saimir Tahirin, ish-ministri do qëndrojë në shtëpi deri në përfundim të dënimit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese