Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
45 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pas letrës së hapur të Patozit, flet Ristani për bisedën telefonike me kryetarin e degës në Delvinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

46bd90fb16fedc1dfea54d2e1a0e0a26

Pas letrës së hapur të Astrit Patozit “po na i vrasin para syve tanë”, edhe sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani ka treguar një bisedë telefonike me kreun e degës së PD në Delvinë, që sipas sekretarit, e njoftoi se “drejtuesi i fushatës së kandidatit të PD, Pandi Zhonga është kërcënuar me jetën e tij dhe të familjes, nga Fatos Llalla”.

 “Ndërkohë që po lexoja letrën e hapur të mikut dhe kolegut tim, Astrit Patozi ku ai fliste për vrasje të zgjedhjeve dhe zgjedhësve në Vorë, më bie zilja e telefonit.
Kryetari i degës së PD Delvinë më njofton se drejtuesi i fushatës së kandidatit të PD, Pandi Zhonga është kërcënuar me jetën e tij dhe të familjes, nga Fatos Llalla. Ky i fundit aktualisht Drejtor i zyrës Arsimore Delvinë dhe sigurisht familjar i kandidatit nga LSI”, denoncon Ristani i cili mandej akuzon LSI për “terror”.

“Delvinjotët ashtu si edhe Sarandiotët që nuk ua kursen dhunën, presionin, largimin nga puna, pasha Kocua, janë të vendosur të perdorin votën e tyre për ti kthyer kusurin këtyre banditëve.
Po bëjnë gjithcka për të manipuluar zgjedhjet, në Durrës, Kavajë, Vorë, Shkodër, Delvinë e Sarandë. Kane gjunjezuar institucionet e pavarura dhe drejtesinë, kanë blerë, korruptuar dhe dhunuar medjat, kanë trembur dhe mbyllur bizneset, presojne administratën shtetrore etj etj. Duket sikur reja e zeze e diktatures po mbulon vendin. Eshte detyra historike e opozitës dhe e PD qe te ringjalle frymën e protestës popullore, me votë dhe mjete demokratike për të shpetuar vendin nga kjo mynxyrë”, përmbyll Ristani.

Lexo edhe: Letër e hapur e Astrit Patozit

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img