Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Pas letrës publike nga Aleanca për Teatrin, Vikena Kamenica dhe Kastriot Tusha zhvendosin koncertin, ja ku do të mbahet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Koncerti që do të mbahej sot nga artistët e mirënjohur, Vikena Kamenica dhe Kastriot Tusha pranë sheshit të Teatrit Kombëtar është anuluar dhe pritet të zhvillohet te “Reja”.

Ky vendim ka ardhur pas letrës publike drejtuar dy artistëve nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit të cilët e cilësuan koncertin si një provokim dhe i kërkuan të qëndronin larg filozofisë “hidh valle në skenën e krimit”.

Vikena Kamenica dhe Kastriot Tusha pritet që sot të mbajnë një koncert me rastin e Pavarësisë së SHBA.

Më herët ky koncert ishte planifikuar për tu zhvilluar në sheshin pas Ministrisë së Brendshme, vend i cili përkon edhe me  sheshin e Teatrit Kombëtar, i cili u shemb një vit më parë me pretendimin për t’u ndërtuar një tjetër i ri.

 Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë Gjykata Kushtetuese pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Më shumë

spot_img
spot_img