Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
12 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Pas LDG-së, edhe grupi i punës së Forumit Rinor të Partisë Demokratike fillon punën për zgjedhje në të gjitha strukturat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Grupi i punës i Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka nisur procesin ne zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese, lokale dhe qendrore.

Ky grup punë do të përbëhet nga: Oriela Nebijaj, Hergert Alimerko, Enkelejda Rica, Dario Sejdini, Juela Hamati dhe Anita Doci, të cilët nuk kanë të drejtë të kandidojnë për të marrë drejtimin e FRPD-së.

Çdo kandidat që shpreh ambicien për t’u zgjedhur në strukturat drejtuese të FRPD në nivekl lokal apo qëndror, duhet të plotësojë formularin si dhe të dorëzojë një Letër Motivimi. Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të jetë individ me integritet të lartë moral dhe profesional
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë
  • Të ofrojë shanse reale për të ngritur në një nivel të lartë veprimtarinë e FRPD
  • Të mos jetë anëtar i Grupit të Punës i deleguar për procesin zgjedhor tnë FRPD
  • Të mos jetë mbi moshën 30 vjeç

Kujtojmë se ditën e djehsme deputetja demokrate Grida Duma njoftoi nisjen e punës për zgjedhjet në strukturat drejtuese edhe për Lëvizjen Demokratike të Gruas.

Më shumë




spot_img








spot_img