Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas largimit nga Shqipëria, Yuri Kim i besohet posti i rëndësishëm nga DASH

Shkruar nga Newsbomb
Pas largimit nga Shqipëria, Yuri Kim i besohet posti i

Ambasadoja në largim e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i është besuar një tjetër post i rëndësishëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Bëhet me dije se Yuri Kim është zgjedhur si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane duke filluar nga 10 korriku.

Kujtojmë që Yuri Kim është në përfundim të mandatit si ambasadore në Tiranë dhe pritet të zëvendësohet nga David Kostelançik. Kostelancik është propozuar nga Presidenti amerikan, Joe Biden për të qenë pasues i Kim. Zyrtari ka një karrierë të gjatë në diplomaci, madje ka punuar dhe në ambasadën amerikane në Tiranë.

Ambasadorja Kim është duke zhvilluar edhe turin e lamtumirës në Shqipëri, ku viziton qytete të ndryshme dhe zhvillon biseda me qytetarët, teksa i falenderon ata edhe për mikpritjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese