Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

Pas Kryemadhit edhe PD në mbrojtje të mjekut Allkja: Edi Rama ka nisur shkarkimin e atyre që nuk mbyllin gojën

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e08b2c56aedaf642238f693cb4c6827a

Për pushimin nga puna të mjekut të Urgjencës në QSUT Ilir Allkja ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se Edi Rama ka nisur shkarkimin politik të mjekëve që nuk mbyllin gojën për të vërtetën e sistemit të rrënuar shëndetësor.

Ish-deputeti shprehet se Allkja është pushuar nga puna pas më shumë se 20 vitesh sakrificë, teksa thotë se PD ka vendosmërinë për t’i kthyer mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësiëë dinjitetin e nëpërmëmbur nga pushteti.

Postimi i plotë 

EDI RAMA DENIM POLITIK DHE PER MJEKET!!!

Shqipëria sot nuk ka mjekë mjaftueshëm për t’u shërbyer qytetarëve, por Edi Rama ka nisur shkarkimin politik të mjekëve që nuk mbyllin gojën për të vërtetën e sistemit të rrënuar shëndetësor.

Mjeku i urgjencës Ilir Allkja është shkarkuar nga detyra, pas më shumë se 20 vitesh pune e sakrifice dhe pasi u ka shërbyer mijëra e mijëra qytetarëve të sëmurë.

Armiqësia e pushtetit ndaj një mjeku si Ilir Allkja duhet të jetë rast unik në botën demokratike.  Shkarkimi i një mjeku të vijës së parë për agjitacion dhe propagandë në kulmin e pandemisë do të thotë se Edi Rama nuk pyet aspak për interesin publik.

Është koha që profesionistët si Ilir Allkja të ngrenë zërin për të vërtetën dhe të drejtën! Vetëm kështu i shërbehet interesit publik! Ky pushtet i kalbur është në grahmat e fundit! Bashkë do ta ndryshojmë këtë situatë.

Partia Demokratike ka vendosmërinë për t’i kthyer mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësiëë dinjitetin e nëpërmëmbur nga pushteti.

Është koha për ndryshim!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img