Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Pas konfliktit me pronarin, 16-vjeçari nxorri armën dhe qëlloi drejt lokalit, Policia publikon VIDEON nga arrestimi nëpër ferra (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Korçës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot paradite në Moravë të Korçës, por që fatmirësisht përfundoi pa lëndime në njerëz.

Luçiano Xhialli 19 vjeç dhe Klajdi Llatka 16 vjeç u konfliktuan për motive të dobëta me pronarin e një lokali në Korçë. Menjëherë pas ngjarjes 16-vjeçari Llatka nxorri pistoletën dhe qëlloi drejt lokalit, pa shkaktuar lëndime në njerëz, vetëm dëme materiale.

Në kohë të shkurtër policia ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve dhe i ka shoqëruar në komisariat.

Korçë

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë. U konfliktuan me pronarin e një lokali, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të ngjarjes, njëri prej të cilëve qëlloi në drejtim të lokalit me armë zjarri. Sekuestrohet një pistoletë me municion luftarak.

Pas marrjes së njoftimit së në fshatin Moravë, Korçë, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, njëri prej tyre dispononte dhe armë zjarri dhe si pasojë konflikti mund të përshkallëzohej në përdorimin e armëve të zjarrit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Falë reagimit në kohë u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve L. Xh., 19 vjeç, banues në fshatin Moravë dhe K. L., 16 vjeç, banues në Korçë. Këta shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M. F. dhe gjatë konfliktit shtetasi K. L. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit M. F., pa shkaktuar dëme në njerëz dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme procedurale, forcat e Policisë, pasi ndaluan dy të rinjtë e lartpërmendur, kanë ushtruar kontroll në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti dhe si rezultat gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilat dyshohet se i përkasin shtetasit K. L. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Më shumë

spot_img
spot_img