Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Pas konfliktit dhunoi dhe goditi me pirun nënë në bark, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiarnë, ku një 19-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi K.Liçi 19-vjeç. Mësohet se i riu pas një konflikti me nënë e tij, e ka dhunuar dhe e ka qëlluar me pirun ën bark këtë të fundit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. L., 19 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij,” njofton policia.

Në prangat e policisë në Tiranë kanë rënë edhe disa persona të tjerë për ve[prat ë ndryshme panele.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Xh., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike (përforcues grushti).

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 58 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. C., për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ndalimi i shtetasve:

A. B., 52 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale ”Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”. 

F. Y., 26 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin e shtetasit D. P., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë ndalimi i shtetasit M. Sh., 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. L., 19 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ndalimin e shtetasit Z. B., 46 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”. 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

I. B., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin ciklomotor në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse;

A. M., 39 vjeçe, pasi ditën e djeshme është përfshirë në një aksident me mjetin motor me drejtues shtetasin F. A., i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

•Më datë 11.05.2021, gjatë në zonën e Malit të Robit, Golem, kanë tentuar të vjedhin me thyerje bankomatin që ndodhet në ambientet e marketit në pronësi të shtetasit D. B. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

•Më datë 11.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” në ngarkim të shtetasit T. G., 35 vjeç, me detyrë inxhinier zbatimi dhe përgjegjës për instruktazhin teknik të punëtorëve në punë, sepse tek rezidenca “Kodra e Diellit 2”, duke punuar me kthimin e hekurave është dëmtuar një punëtor, shtetasi Z. H., 41 vjeç, i cili pasi ka rënë në rrugë është dëmtuar dhe në këmbë nga një kamion. I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

•Më datë 11.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim E. K., 34 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij 22-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img