Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Pas konfirmimit të variantit Delta, Ministria publikon SHIFRAT E FUNDIT të Covid-19 në vend

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete.

Janë kryer 2760 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 16 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, nga 1 rast në Durrës, Korçë, Kukës, Has, Lushnje.

Aktualisht janë 283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 11 pacientë. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,152 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (26 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        16

Të shëruar në 24 orë     13

Të shtruar në spitale      11

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2760

Testime totale             880,100

Raste pozitive             132,891

Raste të shëruara       130,152

Raste Aktive                      283

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              100

Elbasan            34

Kukës                31

Vlorë                26

Lezhë               25

Durrës              19

Shkodër           16

Fier                   15

Berat               7

Korçë                7

Gjirokastër        3

Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Më shumë

spot_img