
Gjykata Kushtetuese dërgon në Presidencë dhe Kuvend katër emra që plotësojnë kushtet për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
KED do të riformatohet për shkak të mbarimit të mandateve të anëtarëve aktualë. Katër emrat nga Gjykata Kushtetuese janë Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme Këshilli i Lartë i Prokurorisë publikoi listën me 18 emra nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Apelit që plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, por edhe listën me 9 anëtarë që nuk i plotësonin kushtet.