Vetëm pak kohë pas grabitjes në Paris të Kim, familja Kardashian është vënë sërish në shënjestër.
‘Daily Mail’ shkruan se këtë herë grabitja ndodhi në butikun e tyre ‘DASH” i cili është i tre vajzave Kim, Khloe dhe Kourtney.
Bëhet me dije se grabitja ka ndodhur të hënën, pak orë pasi personat e dyshuar për rrëmbimin e Kim-it u arrestuan.
Sipas burimeve një grua hyri në butik dhe vodhi veshje me vlerë 1,600$ dhe menjëherë pas grabitjes është larguar me një makinë ngjyrë të artë. Ende nuk dihet identiteti i gruas por policia është vënë tashmë në kërkim të saj.