Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Pas këtij rasti bluzat e bardha të ulin kokën’, shëprthen Skënder Brataj: S’jam dakord! Unë s’e barazoj veten me Tiren

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b8455047ddc1f8226afd11743d346e2c

Çështja Tire nuk ka mbetur vetëm me emrin e saj, por pas hetimeve prokuroria ka zbuluar edhe staf tjetër mjekësor tek “Shefqet Ndroqi” që ka lidhje me ngjarjen në fjalë, ku u morën 8 milionë lekë të vjetra vajzës së një ish-pacienteje me Covid-19, e cila më pas ndërroi jetë.

Mendohet se edhe mos-trajtimi apo keq-trajtimi i saj ka ndikuar. Në “Open” ekspertja e shëndetësisë pranë PD, Liljana Ramasaçi ka bërë thirrje që të gjitha bluzat e bardha duhet të ndihen fajtore dhe të ulin kokën pas këtij rasti të turpshëm.

Nuk ka qenë i të njejtit mendim Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Ramasaçi: Çështja nuk është kaq e thjeshtë sa e paraqisni ju zotri. Ky është një rast jo i veçuar, ëhstë skandaloz dhe është në masë. Unë mendoj që pas këtij rasti bluzat e bardha duhet të ulin kokat dhe ia keni ngritur shumë dhe kanë marrë hov.

Brataj: Jooo çfarë thua?!

Ramasaçi: Po po…

Brataj: Jo si mund ta thoni këtë? Nuk mund të përlyhen për një rast të gjitha bluzat e bardha. Unë s’e barazoj veten time me Tiren, çfarë thoni ju?!

Ramasaçi: Po, përpara këtij rasti bluzat e bardha duhet të ndihen në faj dhe me përgjegjësi, të ulin kokën!

Kapisyzi: Jo jo…

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img