Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Pas kërcënimit gazetari Hoxha i bën nderimet ‘’Mafia’’-s: Respekte! Dhe një foto e tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas kërcënimit të djeshëm gazetari Artan Hoxha ka menduar t’i bëjë nderimet ‘’Mafia’’-s, duke dalë në një foto para një lokali, quajtur kështu.

“Mafia!!!…respekte…’’, shkruan gazetari i ‘’News 24’’. Ai ka zgjedhur ta postojë sot, një ditë pas mesazheve kërcënuese.

Ditën e djeshme Hoxha publikoi live në televizion mesazhet kërcënuese që i kishin ardhur në telefonin e tij. Ai së bashku me operatorin Ervin Daja ishin kërcënuar me një mesazh që mendohet të ketë mbërritur në telefon nga Hollanda.

“Artan Hoxha dhe Ervin Daja për spektaklin që keni bërë me djersën dhe gjakun tonë do tapaguani me kokë. Çdo rrënjë dhe cent çuar dëm faturën do ta paguajnë familjet tuaja. Do shifemi shumë shpejt. Ju Përshëndes nga Hollanda”, shkruhet në mesazh.

Mesazhi vjen pak ditë pasi gazetari Hoxha dhe operatori Daja zbuluan dhe filmuan parcela me kanabis në Devoll.

LEXO EDHE:”DO TA PAGUANI ME KOKE”, KERCENOHEN GAZETARET ARTAN HOXHA DHE ERVIN DAJA. JA MESAZHET

Më shumë

spot_img
spot_img