Një tjetër kandidat nga grupi i Enkelejd Alibeaj shpall kandidaturën për zgjedhjet vendore 2023. Bëhet me dije se Bilbil Bajraktari është vendosur të kandidojë në Bashkinë e Kamzës.
Ai do të jetë kandidati që do të garojë më bashkinë bastion të së djathtës, përballë kryetarit të zgjedhur nga Partia Socialiste, Rakip Suli.
Bibil Bajraktari është kandidati i dyte zyrtar që zbulohet nga grupi i Alibeajt për garën elektorale të 14 majit, pas Agron Kapllanajt i cili kandidon për Bashkinë Mallakastër.