Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pas Kanionit të Holtës, Balluku dhe Klosi dëgjesë për HEC-et me banorët në Labinot Mal

Shkruar nga Newsbomb
Pas Kanionit të Holtës, Balluku dhe Klosi dëgjesë për

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi kanë zhvilluar ditën e sotme një dëgjesë me banorët e fshatit Labinot Mal në Qarkun e Elbasanit.

Gjatë dëgjesës, Balluku tha se janë krijuar grupet e punës për të monituruar HEC-et, ndërkohë që u shpreh e gatshme të mbrojë të drejtat e banorëve.

Gjithashtu ministrja theksoi se për shkak të HEC-eve disa fshatra kanë mbetur pa ujë.

‘Duhen respektuar kontratat të cilat janë lidhur për krijimin apo zhvillimin e këtyre HEC-eve. Sepse shpesh ndodh, që duke vënë HEC-et në punë kanë ngelur fshatrat pa ujë, pa ujë vaditje, pa ujë të pijshëm dhe sidomos përsa i përket blegtorisë.

Ne kemi ngritur grupe pune, AKBN-ja e cila ka tagrin për të monitoruar HEC-et, bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë dhe me një grup të përbashkët nga Ministria e Mjedisit, kemi nisur punën për ti skanuar të gjitha këto HEC-e.

Do jenë vendime të cilat nuk mund ti krijojnë kosto Buxhetit të Shtetit, pra ne nuk do të prishim kurrë në mënyrë arbitrare kontratat, por nga ana tjetër jemi të predispozuar plotësisht për të mbrojtur të drejtat e banorëve kudo që ato ndodhen dhe për të ruajtur pjesën mjedisore e cila vitet e fundit ka marrë një rëndësi të veçantë edhe për vetë ju. Fakti që unë jam këtu dhe kolegu im Klosi ndodhet këtu tregon që vëmendja është totale. Këto nuk janë as dëgjesa as takime për të kaluar radhën, por janë për ti dhënë një zgjidhje afatgjatë dhe përfundimtare problematikës së HEC-ve’, tha Balluku.

Kujtojmë se ky takim vjen pas dëgjesës me banorët e Gramshit për Kanionin e Holtës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll