Hapësire reklamuese

Bota

Pas Kanadasë, vajzat e PUTINIT sanksionohen edhe nga Australia

Shkruar nga Newsbomb
Pas Kanadasë, vajzat e PUTINIT sanksionohen edhe nga Australia

Pas Kanadasë edhe Australia ka vendosur sanksione dhe ndalim udhëtimi për dy vajzat e presidentit rus, Vladimir Putin, Katerina Tikhonova dhe Maria Vorontsova, si dhe për vajzën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ky vendim nga autoritetet në Australi vjen pasi masa tëngjashme janë ndërmarrë edhe nga shtete të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe. Deri më tani ky shtet ka ndaluar 750 persona dhe entitete ruse.  

Ndërsa në njoftimin e Qeverisë australiane u bë me dije se vetë Putin dhe Lavrov ishin sanksionuar që në 27 shkurt, kur Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës.

Ministrja e Jashtme, Marisa Payne deklaroi në një dalje për shtyp se Australia do të vazhdojë të vendosë “kosto” ndaj Rusisë për shkak të “agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar në Ukrainë”.

Sondazh

Poll