Disa rajone në Gjermani kanë pezulluar sërish përdorimin e vaksinës AstraZeneca për personat nën 60 vjeç, pas raporteve të disa rasteve të mpiksjes së gjakut.
Autoritetet shëndetësore gjermane kanë regjistruar 31 raste të personave të vaksinuar me AstraZeneca, të cilët kanë humbur jetën nga mpiksja e gjakut në tru.
Ministri federal i Shëndetësisë i Gjermanisë Jens Spahn do të zhvillojë një takim mbrëmjen e sotme me homologët e tij shtetërorë për të diskutuar ndryshimet në përdorimin e vaksinës.
Ndërkohë rreth dy javë më parë Agjensia Europiane e Barnave miratoi për përdorim vaksinën AstraZeneca, pasi nuk kishte prova që shkaktonte mpiksje gjaku.
Edhe Kanadaja më herët ka pezulluar përdorimin vaksinës kundër Covid-19 të AstraZeneces për personat nën moshën 55-vjeç. Ky vendim është marrë pas shqetësimeve që vaksina mund të shkaktonte mpikje gjaku dhe trombozë.