Hapësire reklamuese

Showbiz

Pas Instagramit, mbesa e Bujar Nishanit është gati ti vendosë “flakën” dhe “Big Brother Vip”

Shkruar nga Newsbomb

Pas shumë pritjesh “Big Brother Vip” do të startojmë ditën e sotme dhe të gjithë janë sy e vesh se kush nga Vip-at tanë do të jenë pjesë e këtij kasti.

Burime për “Iconstyle.al” bëjnë me dije se një prej emrave që do të jenë pjesë e shtëpisë së famshme do të jetë mbesa e Bujar Nishanit, modelja Beniada Nishani.

Gjithashtu janë konfirmuar dy opinionistët: Arbër Hajdari dhe Belina Bodinakun.

Përveç disa konkurrentëve dhe opinionistëve janë zbuluar dhe detaje të tjera, pasi më herët ka qenë vetë Arbana e cila ka hapur “thesin” dhe ka treguar shumë detaje në lidhje me këtë “reality shoë.

 Vetë Arbana ka treguar në InstaStory detaje për këtë reality-shoë që po pritet kaq shumë nga publiku.

-A do transmetohet në YouTube? Vetëm disa pjesë të përzgjedhur.

-A do ketë publik në studio? Po, edhe një numër ku mund të rezervoni.

-A do jetë Lori (Hoxha) sërish stilistja jote? Është shumë më e përfshirë. Ne diskutojmë për shumë gjëra, përfshirë edhe veshjet e mia.

–Sa opinionistë do ketë? 2

–Në cilat ditë do jenë dy lives shoë? Të martë dhe të premte.

–A mendon se do ketë aq shikueshmëri sa BB para disa vitesh? Jo, do ketë më shumë.

–A do ketë VIP nga Kosova? Sigurisht.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu