Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
46 %
6.2kmh
0 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Pas Najada Çomos, do japë dorëheqjen dhe Luljeta Bozo? Flet inxhinierja e njohur: Është vendim personal i gjithkujt…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo thotë se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit që fitoi në zgjedhjet e 25 prillit, nën siglën e Partisë Socialiste. E pyetur pas ikjes së Najada Çomos e cila vendosi që t’i dedikohet pacientëve me Covid, Bozo tha se ajo as që e ka ndërmend “hë për hë”.

“Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen nga mandati i deputetit. Njerëzit kanë shumë dëshirë të merren me thashetheme, mua më shtruan në Sanatorium, më bën me COVID19, sikur isha duke vdekur etj. Unë shyqyr që nuk kam ‘Facebook’ dhe nuk i marr vesh këto lajme dhe i marr vesh më vonë nga njerëzit dhe shqetësohem më pak.

Por, kush nuk ka punë do merret me llafe. Por meqenëse më pyetët nëse do të jap dorëheqjen, po ju them se unë nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen hë për hë. Unë nuk kam filluar punën ende, si mund të jap dorëheqjen?! Të filloj njëherë punën dhe pastaj shohim…”, është shprehur Luljeta Bozo, për gazetën “Panorama” në një bisedë telefonike.

Për dorëheqjen e Najada Çomos, ajo ka thënë se vendimi është personal.

“Nuk e di, unë dje e mora vesh kur dëgjoja Kryeministrin në “News 24” te fliste në mbledhjen e qeverisë, por unë mendoj se dorëheqja është një vendim personal i gjithkujt. Duhet pyetur i zoti i punës, zonja Çomo për këtë vendim”, është shprehur inxhinierja.

Si deputetja më e vjetër në moshë në Kuvendin e ri, Bozo pritet të hapë seancën e parë plenare të kësaj legjislature.

“Nuk e di, kështu më thonë shumë dashamirës këtu në Vlorë ku jam duke bërë pushime, të njohur më thonë, kur do ta hapësh Parlamentin. Unë ende nuk kam marrë një lajmërim për të shkuar në seancë dhe për të më thënë se unë do jem deputetja që do të hap seancën”, thotë Luljeta Bozo.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img