Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Pas humbjes ‘shpërthen’ babai i kandidates për Presidente në Francë: Marie, e paaftë për të drejtuar vendin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Babai i kandidates Marie Le Pen, Jean Le Pen është shprehur se vajza e tij nuk ka mjaftueshëm cilësi për të qenë presidente e Francës.

Gjatë një interviste për “Sunday Times”, themeluesi i partisë Fronti Nacional, Jean shprehet se vajza e tij është mosmirënjohëse.

“Marine ka karakter, askush nuk mund ta mohojë, por nuk ka mjaftueshëm cilësi për të qenë presidente”,- tha Jean Le Pen.

Ai tregon se pas raundit të parë të votimeve i ka dërguar një email vajzës së tij duke e uruar për fitore, por ajo as nuk e ka marrë mundimin që t’i ktheje përgjigje, shkruan inaonline.

Le Pen ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të atin e saj, por thuhet se Jean nuk ka duruar dot që dikush, qoftë edhe vajza e tij të merrte drejtimin e partisë që ai themeloi, Frontit Nacional.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img