Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
30 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pas humbjes së zgjedhjeve çifti shqiptar drejt Irlandës: Duam azil, na kanë kërcënuar se mbështesim Partinë Demokratike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një çift shqiptarësh kanë shkuar në Irlandë, aty ku dhe kanë kërkuar azil me argumentin se në Shqipëri ndiheshin të rrezikuar pasi ishin mbështetës të Partisë Demokratike.

Sipas mediave të huaja indetiteti i shqiptarëve nuk është bërë i ditur për arsye sigurie, por gjykata i është drejtuar me emrin Z.Sula.

Gjykatësi tha se në kërkesën e tij për mbrojtje shtetasi shqiptar tregonte se kishte marrë me qira një bar-kafe në Shqipëri dhe ishte bashkuar me Partinë Dekomratike sepse dëshironte të merrte përsëri pronat e marra gjatë dikaturës komuniste.

Z.Sula tha se ishte mbështetës i Partisë Demokratike gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2017 dhe pretendonte se ishte rrëmbyer dhe këcënuar nga kundërshtarët politikë  të cilët ishin të maskuar dhe të armatosur, dhe si rezultat duhet të linte Shqipërinë.

Ai gjithashtu shtoi se kur Partia Socialiste fitoi zgjedhjet  u ndje shumë keq psikologjikisht dhe sipas tij politikanët që fituan janë të përfshirë në krime të organizuara me mafien dhe se zgjedhjet e mbajtura janë të korruptuara.

Dy ditë pas zgjedhjeve Z.Sula pretendon se gruan e tij e kishin kërcënuar dy persona të panjohur dhe prandaj u larguan nga Shqipëria për të kërkuar mbrojtje në Irlandë.

Nga zbulimet e bëra gjykatësi deklaroi se Sula kishte qenë një antar i Partisë Demokratike dhe raporti mjekësoi mbështeste dhunën e ushtruar ndaj tij, pasi situata politike në Shqipëri është mjaft e tensionuar dhe mafia ekziston. 

Por, hodhi poshtë pretendimet për rrëmbim dhe i cilësoi provat të pa baza dhe joracionale.

“Janë pashpresë të palogjikshme, të paarsyeshme dhe ndoshta edhe joracionale”, tha gjykatësi.

Sipas analizës së bërë Z.Sula do të kishte një kërkesë më të fortë për mbrojtje nëse do të mund të tregonte se nuk ishte anëtar i Partisë Demokratike, por përkundrazi një mbështetës i opozitës.

“Duhej thjesht të thuhej ky propozim për të parë, me respekt, sa e palogjikshme është”, shtoi gjykatësi.

Gjithashtu gjykata shtoi se Sula kishte një mangësi në arsyet e dhëna dhe frikësimi i votuesve në Shqipëri mund t ë interpretohet dhe si një përjashtim i antarëve të parisë së opozitës.

Dhe në përfundim të çështjes gjykatësi tha se do të preferonte prova alternative të cilat i ishin kërkuar Z.Sula por nuk kishte mundur ti gjente.

Linku origjinal, media irlandeze: Judge grants Albanian couple’s challenge to ‘hopelessy illogical’ protection refusals

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img