Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar deputetin Frashër Krasniqi, i cili goditi me grushta Milaim Zekën, gjatë një debati televiziv live. Sakaq, gjykata i ka kërkuar deputetit të Vetvendosjes të mos i afrohet Zekës.
Në Kuvend Krasniqi nuk duhet ti afrohet më shumë se 5 metra deputetit Zeka, ndërsa jashtë Kuvendit duhet të rrinë në distancë 100 m.
Megjithatë, të dy deputetët vazhdojnë të jenë ende nën hetim për incidentin e ndodhur të premten gjatë një emisioni televiziv. Krasniqi dhe Zeka u përplasën duke goditur me grushta njëri-tjetrin, në studion e Klan Kosova.
Sondazh
Poll